Hysamedin Feraj që mban pozitën e Këshilltarit të Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka imagjinuar një bisedë për veriun e vendit.
Ai ka akuzuar opozitën se është në gjendje ta shes veriun, për “kthim në pushtet”.
Postimin, Feraj e ka nisur duke pyetur se “sa është çmimi i veriut të Kosovës?”.
Për këtë pyetje, përgjigja e opozitës sipas imagjinatës së Ferajt, do të ishte: “kthimi ynë në pushtet + disa miliona euro/dollarë investime nga EU /SHBA. “Sigurisht”, rritet rroga mesatare. Apo jo?”, ka shkruar Feraj.
https://m.facebook.com/HFERAJ/posts/1990614674647624?ref=embed_post&wtsid=rdr_0cJnsozipe3lhTRKF