Aktivisti i shquar i Vetëvendosjes dhe këshilltari i Kosovës për marrëveshje me Shqipërinë, Hysamedin Feraj, ka komentuar një kritikë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ndaj ndërmjetesuesit në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Feraj ka “sulmuar” brutalisht ish-presidentin Thaçi, që tashmë gjendet në Hagë.
“Edhe sot e sa herë ta dëgjoj Thaçin duke e kritikuar për njëanshmëri Lajçakun nuk do të arrij ta kuptoj motivin. Sepse Lajçaku i mjerë nuk kishte kërkuar dhe as sot nuk kërkon për Serbinë më shumë sesa i kishte dhënë vetë Thaçi”, ka shkruar këshilltari i Kurtit.
Ndonëse VV ka ndryshuar fjalët së fundmi për marrëveshjet e negociuara për Asociacionin nga ish-kryeministri Thaçi dhe Mustafa, ai thotë se as presidenti serb nuk kërkon më shumë veçse zbatimin e asaj që ia kishin njohur si të drejtë të saj HashimThaçi dhe Isa Mustafa.
“Madje as Vuçiqi nuk po kërkon më shumë, as nga Lajçaku as nga Kurti, veçse zbatimin e asaj që ia kishin njohur si të drejtë të saj HashimThaçi dhe Isa Mustafa”, ka shkruar ai tutje.