12.2 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Fenerbahçe mposht Beshiktashin në derbin e Stambollit

- Advertisement -

Fenerbahçe ka fituar derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Beshiktashit, duke triumfuar të dielën mbrëma në “Tupras Stadium” me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Turqisë.

Beshiktashi nisi më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi 2:0 gjatë 22 minutave të para me golat e El Bilal Toures (minuta e 5-të) dhe Emirhan Topcut (minuta e 22-të).

Pika kthese e ndeshjes erdhi pas largimit me të kuq të Orkun Kokcut në minutën e 26-të, ndërsa trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalcin, u ndëshkua gjithashtu me të kuq për protesta të ashpra.

Pas këtyre ndëshkimeve, Fenerbahçe përmbysi rezultatin. Ismail Yuksek dhe Marco Asensio barazuan shifrat në minutat 32 dhe 45+3, ndërsa Jhon Duran shënoi golin e fitores 7 minuta para fundit të ndeshjes.

Milot Rashica luajti për Beshiktashin nga minuta e 58-të, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Galatasaray kryeson Superligën me 29 pikë, katër më shumë se Fenerbahçe, që tani zë vendin e dytë. Beshiktashi mbetet në vendin e gjashtë me 17 pikë, të njëjta me Gaziantepin, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Të ngjashme

Të fundit