5.5 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Fenerbahçe e Mourinhos e pafat në penallti, e eliminon Rangersi i Bajramit

- Advertisement -

Fenerbahçe e Jose Mourinhos e bëri sonte një rikthim sensacional në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Evropës.

Skuadra nga Stambolli ishte mposhtur 1:3 në shtëpi javën e kaluar nga Rangers i Nedim bajramit, ndërsa sonte bëri lojë të madhe duke fituar 2:0 në Skoci, për ta çuar lojën në vazhdime dhe në penallti.

Dy golat e Szymanskit ia mundësuan fitoren ekipit mysafir, i cili e ëndërroi përkohësisht një kualifikim dramatik.

Por, në gjuajtjet nga penalltitë, vendësit u treguan më të suksesshëm duke fituar 3:2 për ta kompletuar fazën çerekfinale të kësaj gare.

Përkundër eliminimit, ekipi turk del nga Liga e Evropës me kokën lartë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit