17.6 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

Femrat/ Kosova sot përballet me Bullgarinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, e zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Nations League, kompeticion ky i cili poashtu për herë të parë po zhvillohet tek femrat.

Pas përgatitjeve disaditore në Plovdiv, Dardanet përballen me Bullgarinë, e cila është vendase në këtë takim.
Kosova është në Ligën C ku bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

Dardanet janë në formë të mirë dhe vijnë nga rezultate pozitive në ndeshjet e zhvilluara muajve të fundit.
Ndeshja e sotme Bullgari – Kosovë, zhvillohet në orën 17:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm:

Të ngjashme

Të fundit