Edhe pse moti nuk ishte me i miri, erdhi per te kaluar kohe ne kete kënd lodrash. Per Riadin, 14 vjeçar, është hera e parë që provon një luhatëse të tillë.
Atij dhe bashkemoshatareve te tij me aftësi te kufizuara, iu kishin munguar hapësirat e tilla.
Mirëpo tani, komuna e Prishtinës ka inauguruar dy kënde të tilla, për fëmijët me aftësi të kufizuara, në lagjen ‘Ulpiana’.
Kënde të kësaj natyre janë të parat në kryeqytet dhe Riadi po i gëzohet kësaj. Ai thotë se nder vite ka pasur qasje të pabarartë me fëmijët e tjerë.Ky projekt që u implementua në bashkëpunim me YARL (Youth are the real leadres) dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, u mirëprit edhe nga qytetare te tjere.
Ndersa, drejtoresha e parqeve në komunën e Prishtines, Donika Çetta lidhur me këtë projekt tha se ofron qasje te barabarte, duke shtuar se te tilla do te kete edhe ne te ardhmen.
Edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, përmes një reagimi në Facebook ka thënë, se qasja e barabartë për të gjithë qytetarët është prioritet i qeverisjes së tij.
Në muajin tetor të këtij viti Komuna e Prishtinës, ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit për mbulim të shpenzimeve të transportit shtëpi-shkollë, apo institucion parashkollor publik dhe anasjelltas, për fëmijët me aftësi te kufizuara.