-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Fëmijët hyjnë në sallën e Kuvendit, Rama ndërpret fjalën

- Advertisement -

Në kuadër të Ditëve të Hapura disa fëmijë kanë hyrë në sallën e Kuvendit për të ndjekur seancën.

Duke shprehur respektin për fëmijët, kryeministri ka ndërprerë fjalën dhe tha se do të vijojë më vonë me deklaratën e tij, pasi fokusi duhet të jenë fëmijët.

Ndërkohë më herët, Rama po komentonte rezolutën e PS-së për Kosovën. Ai u shpreh se s’mund të thuhej asnjë fjalë për rezolutën që sipas tij është fillimi i një beteje të vërtetë dhe jo e folura me vete në sallën e Kuvendit.

“Kuvendi nuk mundet ta mbarti karagjozllëkun e një politike që për 30 vjet në emër të patriotizmit dhe të nacionalizmit e ka përdorur Kosovën, i ka përdorur viktimat e spastrimit etnik, i ka përdorur dhimbjet dhe nostalgjitë për llogaritë dhe hesapet e pazarit mizerabël të Tiranës,” – u shpreh Rama

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit