Home Lajme Fejzullah Hasani thotë se pas luftës edhe pa provimin e jurisprudencës u punësuan prokurorë e gjyqtarë

Fejzullah Hasani thotë se pas luftës edhe pa provimin e jurisprudencës u punësuan prokurorë e gjyqtarë

0
Fejzullah Hasani thotë se pas luftës edhe pa provimin e jurisprudencës u punësuan prokurorë e gjyqtarë

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka folur mbi vettingun e vitit 2010 “të dështuar” – siç e quan ai.

Hasani tregoi se menjëherë pas luftës në mungesë të kuadrove u punësuan gjyqtarë dhe prokurorë pa provimin e jurisprudencës.

“Fillimisht morëm gjyqtarë dhe prokurorë që nuk kishin provimin e jurisprudencës… pak ka treguar rezultate ai vetting”, është shprehur Hasani.

Madje sipas tij, në aspektin profesional, më mirë qëndronin institucionet juridike para vettingut se sa pas.

“Për bindjen time në aspektin profesional, të dijës, kemi qenë shumë përpara deri më 2010 sesa nga 2010 që jemi deri tani sa po flasim”, ka thënë ish-kryetari i Supremës.
Ndër të tjera, Hasani në intervistë komentoi edhe sulmet e politikës drejt institucioneve të drejtësisë.

“Çdo prononcim i pushtetit për…dhe çdo dalje në opinion e veçmas e personave të veshur me pushtet” – shtoi Hasani.

Por, ish-kryetari të Supremes më së shumti i pengon kur këto sulme vijnë nga njerëz që nuk kanë kryer shkollë për drejtësi.

“Aq më keq kur dalin dhe deklarohen ndërsa backgroundi i tyre profesional nuk të lë me kuptu se ata marrin vesh nga funksionimi i sistemit gjyqësor”, përfundoi Hasani.

Exit mobile version