24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Fejza: VV-ja ka qenë konstruktive, opozita nuk po lëviz nga qëndrimet

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se partia e saj ka qenë e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të tejkaluar krizën politike dhe për të ndihmuar në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Fejza theksoi se VV-ja ka vepruar gjithmonë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe se ka marrë pjesë në të gjitha proceset parlamentare që lidhen me krijimin e institucioneve.

“E para, jemi absolutisht korrekt në raport me përgjegjësitë që i kemi si deputetë të Kuvendit të Kosovës. Është e qartë që krejt deputetëve ju takon e është përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit, ku edhe në aktgjykim është bërë e qartë që s’mund t’i ikim përgjegjësisë për konstituim. Ne jemi aty prezentë, po votojmë, kemi votuar edhe herëve të tjera edhe në këtë linjë jemi duke vepruar. Në anën tjetër nga ana e partisë sonë ka pasur një sërë veprimet me të cilat ne jemi munduar me dalë prej situate”, deklaroi ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Fejza shtoi se Lëvizja ka ofruar ide konkrete për të dalë nga situata aktuale, por sipas saj, opozita nuk po jep sinjale gatishmërie për kompromis.

“Ne nuk e kemi refuzuar asnjë ftesë që ka qenë deri tash për me dalë prej situatës dhe jemi munduar që prej secilit takim me jep ide edhe propozime, në të gjitha është lëvizje prej pozicionit tonë fillestar, por asnjë s’po mjafton për opozitën”, tha ajo./teve1.info/

Të ngjashme

Të fundit