20 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Fejza: Opozita do të gjejë arsye për secilin nga ne për të mos votuar

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka thënë se edhe në seancën e së mërkurës u dëshmuar që nuk ka qenë problemi emri i propozimit për kryetar të Kuvendit.

Ajo ka thënë se opozita ka problem me rezultatin zgjedhor.

Fejza në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se opozita për secilin deputet të VV-së do të gjejë arsye për mos ta votuar.

“Jam e bindur për secilin nga do të gjejnë argumente se pse nuk është personi  i duhur për kryetar të Kuvendit. Këtu duhet të ndërrohet qasja, ata duhet ta kuptojnë se janë duke e bllokuar shtetin dhe janë përgjegjës. Është e rëndësishme të ketë reflektim nga ta”, ka thënë ajo.

VV-ja përveç  Albulena Haxhiut, të mërkurën ka propozuar edhe Donika Gërvallën për kryeparlamentare, por që asnjëra nuk morën votat e mjaftueshme.

Fejza e pyetur nëse do të ketë emra të tjerë të propozuar ka thënë se deri tash kanë këta dy emra dhe për vendime të tjera do të vendoset në Grupim Parlamentar.

“Propozimet vijnë nga diskutimet tona. Kemi shumë figura të zot për këtë pozitë, por derisa tash kemi ardhë tek këta emra”, tha ajo.

Një gjë që mori vëmendje nga seanca e së mërkurës, ishte edhe mosbotimi nga Shqipe Selimi – Mehmeti për Donika Gërvallën.

Por, se a ishin në dije nga Vetëvendosje për këtë veprim të Selimit, deputetja Fejza tha se bashkëpartiakja saj e ka bërë të ditur qëndrimin e saj, e që ishte individual.

“Para çdo propozimi, vendim apo edhe votimi kur kemi qenë Kuvendin e Republikës së Kosovës, i kemi mbledhjet tona në të cilat diskutojmë dhe i themi qëndrimet tona. Deputetja Mehmeti e ka sqaru se ky nuk është një qëndrim partiak, por individual, për çështje të tjera mendoj që është më korrekte t’i drejtoheni asaj”, ka thënë ajo.

 

Të ngjashme

Të fundit