Home Ballina Feith pas sulmeve terroriste në veri: Situata është serioze dhe shumë herë më e rrezikshme nga ç’ka qenë

Feith pas sulmeve terroriste në veri: Situata është serioze dhe shumë herë më e rrezikshme nga ç’ka qenë

0
Feith pas sulmeve terroriste në veri: Situata është serioze dhe shumë herë më e rrezikshme nga ç’ka qenë

Ish-përfaqësuesi civil ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi special i BE-së, Pieter Feith, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me kohën e humbur në bisedat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke e lidhur këtë me situatën aktuale të tensionuar në rajon.

Në një intervistë për “Euronews Albania” Feith ka vlerësuar se tensionet në veri të Kosovës kanë bërë situatën aktualisht më delikate sesa në vitet e kaluara.

Feith është shprehur se situata aktualisht është shumë më serioze dhe më e rrezikshme se më parë. Ai ka theksuar se nuk është e qartë nëse ka elementë të tjerë kriminalë që operojnë në veri të Kosovës dhe nëse ata veprojnë në mënyrë autonome

”Gjëja më e keqe që mund të ndodhë tani sipas këndvështrimit tim, sepse kemi humbur kohë të çmuar, është se të dyja Kosova dhe Serbia, nuk do të jenë të gatshme për t’u anëtarësuar në BE tani së afërmi dhe mendoj se situata tani është më serioze dhe shumë herë më e rrezikshme nga ç’ka qenë atëherë sepse ne nuk e dimë nëse ka elementë të tjerë kriminalë që operojnë në veri të Kosovës dhe nuk e dimë nëse veprojnë vetëm, në mënyrë autonome pa konsensusin e qeverisë së Beogradit, ose nëse këto elementë kanë mbështetje aktive të autoriteteve serbe”, u shpreh Feith.

Exit mobile version