Ekonomisti dhe njohësi i çështjeve politike nga Austria, Gunther Fehlinger, ka shkruar disa statuse në platformën “X”, ku ka ngritur disa alarme.
Në njërin nga këto postime, Fehlinger ka shkruar se Serbia po planifikon luftën e re në Ballkan. Sipas tij, nëse nuk ndalohet nga Perëndimi, atëherë Serbia do të synojë aneksimin e veriut të Kosovës dhe lindjes së Bosnjës.
“Vuçiq po planifikon Luftën e ardhshme Ballkanike për të aneksuar Bosnjën Lindore RS dhe Kosovën e Veriut nëse ne nuk e pengojmë atë” – shkroi ai.
Edhe në një postim tjetër, Fehlinger ngriti të njëjtat dilema.
“Serbia do të nisë luftën e ardhshme të aneksimit për t’u shmangur nga problemet e saj të brendshme këtë janar 2024
Nëse protesta e Beogradit nuk ka sukses, ne do të përballemi përsëri me luftë” – shkroi ai.