7.9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Fedez: Pas betejës me kancerin u bëra njeri më i keq

- Advertisement -

Gjashtë muaj pas operacionit për kancerin e  pankreasit artisti Fedez ka folur për mënyrën se si sëmundja e ka ndryshuar atë.

Në mars, artisti u diagnostikua me këtë sëmundje , e  cila u zgjidh pa ndërhyrjen e kimioterapisë falë një ndërhyrjeje në kohë të mjekëve.

Pas kësaj eksperience Federico sigurisht ka ndryshuar prioritetet e tij dhe familja është në krye të listës.

Thonë se kur sëmuresh zbulon kuptimin e vërtetë të jetës, por jeta ime u përkeqësua, rashë në depresion dhe u bëra një qenie njerëzore më e keqe pas kancerit. Kjo është gjëja më interesante për kancerin tim. Pse duhet të jem një person më i mirë?“, është shprehur ai.

Deklarata e tij la të shokuar ndjekësit duke bërë që të shpërndahet menjëherë në rrjet.

Ai ka edhe një këshillë për ndjekësit:

Ne duhet të mbështetemi tek ata që kanë aftësi ,të dëgjojmë doktorin dhe të shikojmë më pak në Google ku gjithçka duket si një dënim me vdekje. Është më mirë të flasim me mjekun për 10 minuta sesa të shpenzoni gjithë  natën në internet siç bëja para ‘ndërhyrjes’“, shpjegon ai.

Kujtojmë se artisti italian pak kohë më parë ishte edhe në Tiranë për Sunny Hill Festival ku së bashku me artistë të huaj dhuruan një spektakël të vërtetë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit