10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Fedez largohet nga rrjetet sociale

- Advertisement -

Artisti Fedez ka vendosur të shkëputet nga rrjetet sociale. Por ky veprim shtoi më shumë thashethemet se artisti mund të jetë duke vuajtur nga probleme të shëndetit  mendor ose ndodhta ka një krizë të mundshme  në marrëdhënien me blogeren e njohur Chiara Ferragni.

Prej kohësh është spekuluar një kërkesë për divorc nga gruaja e tij për shkak të  ngjarjes së fundit në Festivalin e Sanremos ku reperi shkëmbeu një puthje me artistin Rosa Chemical.

Përmes një postimi në rrjetet sociale artsiti ka konfirmuar se raporti me bashkëshorten e tij vijon të jetë I mirë.

Po kaloj një periudhë ku preferoj të qëndroj sa më larg rrjeteve sociale. Marrëdhënia me gruan time nuk ka asnjë lidhje me këtë vendim. Përkundrazi, e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!” –ka shkruar ai.

Vetë Chiara së fundmi ka mohuar publikisht thashethemet e krizës të përfolur. Para statusit të Fedez, gazetari Italian  Fabrizio Corona shkroi se  dyshja janë në krizë dhe afër divorcit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit