Home Sport Federatës së Karatesë i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar

Federatës së Karatesë i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar

0
Federatës së Karatesë i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar

Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK) i është besuar organizimi i Kampionatit Mesdhetar, që prej 12-14 shtator 2025 do të organizohet në Prishtinë.

“Ky vendim historik erdhi pas vizitës së presidentit të WKF-it, Antonio Espinos dhe sekretarit të EKF-it Davor Cipek në Kosovë gjatë shënimit të 10-vjetorit të njohjes së KOK-ut nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e FKK. Pjesëmarrëse do të jenë 26 shtete nga tri kontinente. KOK-u përgëzon FKK-në për marrjen e këtij organizimi, i cili do të shërbejë edhe si test për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” në sportin e karatesë.

Exit mobile version