9.5 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Federata spanjolle vendosë për dënimin ndaj Mbappes

- Advertisement -

Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendimin për kartonin e kuq të Kylian Mbappé gjatë ndeshjes së La Ligës mes Alavés dhe Real Madridit të dielën, që përfundoi me fitoren 1-0 të kampionëve në fuqi në “Mendizorroza”.

Dhe lajmet janë pozitive për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Mbappé u përjashtua nga loja në pjesën e parë për një ndërhyrje të ashpër ndaj mesfushorit të Alavés, Antonio Blanco.

Fillimisht, arbitri në fushë, César Soto Grado, i dha karton të verdhë, por pas një rishikimi nga VAR, ai ndryshoi vendimin dhe i dha karton të kuq.

Sulmuesi francez ka kërkuar tashmë falje për ndërhyrjen, dhe fillimisht u mendua se mund të dënohej me të paktën tre ndeshje pezullim – çka do të thoshte se do të humbiste finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, që zhvillohet për më pak se dy javë.

Megjithatë, shpejt u bë e qartë se Mbappé do ta shmangte këtë skenar, dhe tashmë Komisioni Disiplinor i Federatës ka konfirmuar lajmin e mirë për Real Madridin.

Sipas Diario AS, Komisioni Disiplinor ka vendosur që Mbappé të pezullohet për vetëm një ndeshje në La Liga.

Në vendim thuhet se “ndërhyrja ndodhi në rrethana të lojës ose si pasojë e drejtpërdrejtë e një situate loje”, ndaj sanksioni nuk ka qenë më i rëndë.

Kjo do të thotë se Mbappé do të mungojë vetëm në ndeshjen e fundjavës ndaj Athletic Club në “Santiago Bernabéu”.

Edhe pse mungesa e tij në një sfidë të rëndësishme të kampionatit kundër një kundërshtari që synon zonën Champions nuk është ideale, lajmi i mirë për “Los Blancos” është se ai do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Getafes të mërkurën që vjen, si dhe për finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës të shtunën.

Real Madridi mund të marrë frymë lirisht pas këtij vendimi dhe tani mund të përqendrohet plotësisht te përgatitjet për ndeshjen vendimtare të së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit.

Të ngjashme

Të fundit