22 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Federata spanjolle fshin postimin kundër Kosovës në “X”, por jo nga “Facebook”

- Advertisement -

Pasi u masakrua nga komentuesit, Federata e Futbollit e Spanjës e ka fshirë postimin e saj në platformën “X” (dikur Twitter) ku e paraqiste kombëtaren e Kosovës në futboll si ‘Territori i Kosovës’.

Në një postim të ri paralajmërues për duelin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian U-21, Federata spanjolle e ka hequr përshkrimin ‘Territori i Kosovës’, por ka përdorur një dredhi.

Hileja qëndron te fakti se është hequr edhe përshkrimi ‘Spanja’ dhe në vend të dy emërtimeve janë lënë vetëm dy logot e kombëtareve.

 

¡𝗔 𝗣𝗢𝗥 𝗘𝗟 𝗣𝗟𝗘𝗡𝗢!

🏆 Fase clasificación #U21EURO.
🕒 19:00 horas.
🏟 Stadiumi Fadil Vokrri.
📍 Pristina.
📺 @teledeporte.

ℹ 𝗣𝗥𝗘𝗩𝗜𝗔: https://t.co/WDtndrEMa5#NuestraBase pic.twitter.com/loJf74Yo9G

— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) September 9, 2025

Tërheqja dhe një lloj korrigjimi i paralajmërimit për ndeshjen nga RFEF vjen pas reagimeve të shumta në seksionin e komenteve të postimit të publikuar para disa orësh.

Megjithatë, postimi provokues kundër Kosovës i Federatës së Futbollit të Spanjës vazhdon të jetë publik – dhe i pakorrigjuar – në platformat e tjera, përfshirë faqen zyrtare të kombëtares spanjolle të futbollit në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, provokimet kundër Kosovës vazhduan edhe në publikime të tjera.

Më vonë gjatë ditës të martën, Federata spanjolle publikoi një video nga stërvitja e djeshme e ekipit kombëtar U-21 në kampin nacional të futbollit në Hajvali, e cila përmbyllet me emërtimin e kombëtares kosovare si ‘Territori i Kosovës’.

Federata e Futbollit e Kosovës dërgoi sot notë proteste në UEFA në kundërshtim të qasjes së Federatës spanjolle ndaj kombëtares së Kosovës.

Në notën e protestës, të cilën kryetari i FFK-së, Agim Ademi ia dërgoi kreut të UEFA-s, Alexander Ceferin, ai kërkoi reagim të menjëhershëm dhe të qartë të shtëpisë evropiane të futbollit kundër veprimeve të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21 të futbollit mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet sot në orën 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit