Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Nacho Fernandez do t’i lejohet të luajë në “El Clasico”.
Spanjolli mori karton direkt të kuq në fitoren 3:0 ndaj Gironas, pas një ndërhyrje të rëndë dhe fillimisht u suspendua për tre ndeshjet e radhës.
“Los Blancos” nuk e apeloi kartonin e kuq por insistuan se nuk e meritoi dënimin më të rëndë, me autoritetet spanjolle që janë pajtuar.
“Komiteti i Garave kanë vendosur t’ia zbresin sanksionimin Nachos nga tre ndeshje në dy për ndërhyrjen e tij te Portu në kuadër të xhiros së tetë në La Liga”.
“Kjo vjen pasi Real Madridi paraqiti një apel duke deklaruar se Nacho nuk mund të dënohej me tre ndeshje (maksimumi) siç ndodhi në fund të ndeshjes kundër Girona dhe se nuk rezultoi në një dëmtim ‘të verifikueshëm’ për Portu”.
“Komiteti i Garave ka vendosur të pranojë ankesën dhe Nacho do të jetë në gjendje të luajë në El Clasico, ndeshjen Madrid-Barcelona, sepse ai ka kryer tashmë një ndeshje kundër Osasuna dhe do ta shërbejë tjetrën në Sevilla”.
Ky është lajm i shkëlqyeshëm për Real Madridin pasi dyshja Eder Militao dhe David Alaba janë të lënduar, kësisoj Antonio Rudiger është i vetmi në formë.
Trajneri Carlo Ancelotti gjithashtu u detyrua ta vendoste Aurelien Tchouamenin në qendër të mbrojtjes ndaj Osasunas, sfidë ku bëri paraqitje të shkëlqyeshme.