Home Sport Federata Shqiptare e Futbollit shpall Kombëtaren “Nderi i Kombit”, lojtarët dhe stafin marrin titullin më të lartë

Federata Shqiptare e Futbollit shpall Kombëtaren “Nderi i Kombit”, lojtarët dhe stafin marrin titullin më të lartë

0
Federata Shqiptare e Futbollit shpall Kombëtaren “Nderi i Kombit”, lojtarët dhe stafin marrin titullin më të lartë

FSHF-ja ka organizuar sot mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”.

Një event që shërben për të nderuar ata që kanë qenë më të mirët në sportin e futbollit në këtë vit kalendarik.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar me titullin më të lartë, “Nderi i Kombit” në futboll ekipin tonë kombëtar.

Kuqezinjtë arritën një sukses të jashtëzakonshëm në fushatën kualifikuese të Euro 2024, ku u renditën në vendin e parë në grup, duke lënë pas Poloninë dhe Republikën Çeke.

Ndërkohë në Gjermani i pret një sfidë e vështirë, teksa shorti i ka vendosur në të njëjtin grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Exit mobile version