FSHF-ja ka organizuar sot mbrëmjen gala “Më të mirët 2023”.
Një event që shërben për të nderuar ata që kanë qenë më të mirët në sportin e futbollit në këtë vit kalendarik.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vlerësuar me titullin më të lartë, “Nderi i Kombit” në futboll ekipin tonë kombëtar.
Kuqezinjtë arritën një sukses të jashtëzakonshëm në fushatën kualifikuese të Euro 2024, ku u renditën në vendin e parë në grup, duke lënë pas Poloninë dhe Republikën Çeke.
Ndërkohë në Gjermani i pret një sfidë e vështirë, teksa shorti i ka vendosur në të njëjtin grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.