13.3 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Federata serbe në “alarm” para duelit me Shqipërinë

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Serbisë, ka lëshuar një paralajmërim të fortë në prag të ndeshjes me Kombëtaren e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ndeshja Serbi – Shqipëri, luhet më 11 tetor në Leskovc, në praninë e 6500 shikuesve për shkak të dënimit të FIFA-s ndaj Federatës serbe.

Me anë të një komunikate, Federata serbe ka theksuar se ndeshja me Shqipërinë cilësohet si e shkallës më të lartë të rrezikshmërisë dhe ky shqetësim vërtetohet me faktin se FIFA, ka caktuar dy agjentë të sigurisë për ta ndjekur nga afër ndeshjen në stadiumin e Leskovcit.

Po ashtu, Federata serbe ka njoftuar se ka krijuar një grup bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, pastaj organet tjera kompetente në vend, si dhe me FIFA-n e UEFA-n.

“Publiku i futbollit ende e kujton se dueli i mëparshëm midis këtyre ekipeve kombëtare në Beograd, në tetor 2014, u ndërpre për shkak të incidenteve të rënda, të cilat lanë pasoja të thella për ekipin tonë kombëtar dhe futbollin serb – si në aspektin e rezultateve ashtu edhe në aspektin financiar”, thuhet në komunikatë, ku theksohet se Federata ka përgjegjësi të veçantë për të siguruar që një skenar i tillë mos të përsëritet.

Mbi të gjitha, synon të dëshmojë se Serbia mund të duhet të presë një ngjarje të madhe sportive në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në fund, komunikata mbyllet me fjalët se federata “po mer të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që ndeshje të zhvillohet në një atmosferë të ndershme, pa incidente dhe në frymën e sportivitetit”.

Të ngjashme

Të fundit