14 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Federata Ruse e Futbollit hap hetim ndaj Mirlind Dakut për sjellje josportive

- Advertisement -

Mirlind Daku shkëlqeu gjatë ditës së djeshme në fitoren e Rubin Kazanit ndaj Spartak Moskës.

Daku shënoi në minutata 7-të dhe 28-të, duke i dhënë një fitore të madhe ekipit të tij.

Megjithatë, ai nuk e mbylli dot ndeshjen, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të, pas të dytit të verdhë.

Sulmuesi shqiptar u ndëshkua për arsye se ishte përplasur me një lojtar të ekipit të kundërshtar në fushë, duke mos ia dhënë topin pas një ndërprerje. Fatkeqësisht, kartoni i verdhë ishte i dyti për secilin.

Pas kartonit, Daku u drejtua me shpejtësi nga gjyqtari i ndeshjes dhe mezi u mbajt nga bashkëlojtarët.

Duke dalë nga fusha, Daku goditi edhe kamerën, duke lëshuar fushën e blertë i zemëruar.

Për këto gjeste të tij, Federata e Futbollit e Rusisë ka hapur hetim.

“Ne do të shqyrtojmë sjelljet jo sportive të Dakut, i cili pas përjashtimit goditi tripodin e kameramanit derisa po largohej nga fusha”.

“Përjashtimi nuk do të shqyrtohet, pasi ai ishte për kartonin e dytë të verdhë”, ka thënë Grigoryants për RIA Novosti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit