Federata e Portugalisë ka reaguar menjëherë për lajmin tragjik të ditës së sotme, ku vdiqën dy futbollistë, dy vëllezër, Diogo Jota dhe Andre Silva.
Ata pësuan një aksident me makinë në rrugë të Spanjës, ku të dytë u konfirmuan të vdekur, thuhet në reagimin e kësaj federate.
Tutje në reagim, federata i cilëson si kampionë të vërtetë.
“Jemi të shkatërruar nga vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva. Kemi humbur dy kampionë. Do bëjmë gjithçka për të nderuar trashëgiminë e tyre çdo ditë”, shkruan kjo federatë transmeton Klankosova.tv.