Klubet e futbollit të Malit të Zi kanë përfituar pesë milionë euro ndihmë financiare nga Federata Malazeze e Futbollit. Ato do i shpërndahen klubeve dhe shoqatave të klubeve.
Federata e Futbollit të Malit të Zi ka ndarë 5 milionë euro për klubet e futbollit në këtë shtet për dy edicionet e radhës.
Sipas një komunikatenë faqen FFMZ,një ekip që konkurron në Ligën e Parë do të përfitojë 96 mijë euro në sezon, ndërsa ato që konkurrojnë në Ligën e Dytë do të përfitojnë 60 mijë euro.
10 mijë euro për çdo klub femrash dhe 25 mijë euro për çdo shoqatë të klubit, ndërkohë që ndihma shtrihet deri tek ekipet e të rinjve dhe ato të futsallit.
E njëjta ka thënë së përveç ndihmës financiare të lartpërmendur, e cila do të shpërndahet sipas vendosjes së ekipeve në fund të sezonit, klubet malazeze përfitojnë edhe prej fondeve nga shitja e së drejtës televizive. Llogaritja në total përgjatë një sezoni, për një klub të Ligës së Parë, shkon nga 116 mijë euro në një maksimum prej 176 mijë eurosh.
Ky vendim i federatës malazeze merret për dy sezonet e radhës.