Mohamed Salah mbrëmë ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes mes Kombëtares së tij Egjiptit dhe Ganës.
Sulmuesi i Liverpulit u detyrua të largohet nga fusha pasi ndjeu dhimbje të madhe.
Salah ka kryer sot testet mjekësore ku është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Egjiptit se ai do të humbas dy ndeshjet e radhës në Kupën e Afrikës.
“Lëndimi i Mo Salah me një tendosje në muskulin e hamstringut do të bëjë që ai të humbasë dy ndeshje në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Cape Verde dhe në raundin e 16 në rast kualifikimi.”, thuhet në njoftim.