FC Suhareka ka reaguar pas tërheqjes së Feronikelit 74 nga garat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Suhareka ka shkruar se me keqardhje e ka marrë lajmin e së enjtes.
“Si ish-kampion i Kosovës dhe klub me histori të pasur, ky vendim përbën një humbje të madhe për futbollin tonë, veçanërisht për komunitetin e Drenasit. Ne, si klub i ri në këtë ligë, e kuptojmë rëndësinë dhe sfidat e menaxhimit të një klubi futbolli. Shpresojmë që arsyet që kanë çuar në këtë vendim të trajtohen me kujdes, në mënyrë që situata të mos ndikojë negativisht te klubet e tjera dhe te zhvillimi i sportit në vend. Është thelbësore që të gjithë ne, si komunitet sportiv, të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të siguruar një të ardhme të ndritur për futbollin tonë”, ka shkruar Suhareka.