23.5 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

FC Suhareka arkëton edhe tri pikë të rëndësishme, e sigurt shkon drejt titullit

- Advertisement -

FC Suhareka ka korrur fitore ndaj KF Rahoveci duke arkëtuar tri pikë të rëndêsishme.

Presidenti i klubit Rrustem Aliaj ka thënê se me këtë fitore, Suhareka mban hapin për titull, shkruan Scanner.

“FC Suhareka do punojë fort me këmbë në tokë në vazhdim për arritjen e synimit kryesor të inkuadrimit në superligë. Mysafirëve i urojë suksese në të ardhmen i falenderojë për lojën fer dhe korrekte”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Me fitoren e rradhës në Suharekë mbajmë hapin për titull.

Djelmoshat e Suharekës me 2 golat e shënuar sot arritën të arkëtojnë pikët e rradhës që janë të vlefshme për ndjekje të vendit të parë , ndeshja ishte luftarake nga të dyja taborët ku mysafirët nga Rahoveci nuk u dorëzuan në asnjë moment , ndërsa futbollistët tanë më të motivuar se kurrë ishin më efikas ku me lojë të bukur kënaqën publikun Suharekas të cilët i falenderojë për mbështetjen me numër të madh shikuesish.

FC Suhareka do punojë fort me këmbë në tokë në vazhdim për arritjen e synimit kryesor të inkuadrimit në superligë. Mysafirëve i urojë suksese në të ardhmen i falenderojë për lojën fer dhe korrekte.

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤

Me respekt ,
Rrustem Aliaj , President i FC SUHAREKA.

Të ngjashme

Të fundit