FC Suhareka ka mposhtur FC Prizrenin në miqësoren e parë ka zhvilluar klubi suharekas.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Andi Sadriu në minutën e 23.
“Në një mot të nxehtë por e përshtatshme për lojë u zhvillua testi i parë i djelmoshave të udhëhequr nga trajneri Granit Begolli. Skuadra tregoi lojë të bukur me shumë raste të krijuara duke u komponuar dita ditës nërmes vete. Seancat stërvitore do vazhdojnë intenzivisht deri në fillimin e kampionatit ku janë paraparë edhe disa ndeshje tjera kontrolluese ku do njoftoheni me kohë”, ka njoftuar FC Suhareka.