FC Prishtina është shpallur kampion në Superligën U17 .
Me këtë rast, presidenti Ademi ka përgëzuar skuadrën e grupmoshës nën 17-vjeç të FC Prishtina për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës U17.
Urimi i plotë:
E përgëzoj skuadrën e grupmoshës nën 17-vjeç të FC Prishtina për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës U17.
Ky sukses i arritur katër xhiro para përfundimit të kampionatit dëshmon punën e kësaj skuadre dhe përkushtimin drejt arritjes së këtij objektivi.
Përgëzoj futbollistët e rinj prishtinas, trajnerin Jeton Berisha dhe stafin e klubit bardhekaltër për këtë arritje dhe për një edicion të jashtëzakonshëm.
FFK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e zhvillimit të futbollit të grupmoshave, që është baza e një të ardhmeje të ndritur për futbollin tonë.
Urime titulli i kampionit dhe shumë suksese në të ardhmen!