Prishtina ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Suharekës, për ta siguruar biletën për në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
“Bardhëkaltërit” fituan me rezultat të thellë 4:0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Gnapi pas vetëm 16 minutave lojë e kaloi Prishtinën në epërsi, ndërsa ishte Ardian Muja që me një gol të bukur e dyfishoi rezultatin (31’).
Fitoren e thellë të Prishtinës e vulosi talenti Dion Gallapeni me dy gola (79’, 88’).
Kësisoj, Prishtina i bashkohet skuadrave çerekfinaliste të Kupës së Kosovës, derisa kundërshtarin do ta mësojë pas tërheqjes së shortit.