Skuadra e Prishtinës në futsal ka marrë një lajm jo të mirë, pasi trajneri i tyre, Shpëtim Beqiri ka ndërruar jetë.
Siç shkruhet në njofitmin e klubit, Beqiri ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.
“Ju njoftojmë se pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë menagxheri dhe anëtari i bordit të klubit, Shpëtim Beqiri. Lajmin e morëm me trishtim duke kujtuar punën dhe zellin e madh të Beqirit në klubin tonë”, shkruhet në postimin e klubit nga kryeqyteti.
Kujtojmë që përveç se ishte trajneri kryesor, Beqiri ishte edhe pjesë e bordit te skuadra nga kryeqyteti.