14.1 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

FC Prishtina fiton Kupën e Kosovës, ky është urimi i presidentit Ademi

- Advertisement -

 

Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të vërtetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku FC Prishtina 01 doli fituese ndaj FC Vjosa me rezultat 5:4.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka uruar FC Prishtina 01 për këtë fitore, duke theksuar se një finale e mbushur me emocione, pasion të tifozëve dhe rivalitet sportiv, kulmoi me fitoren e FC Prishtina pas vazhdimeve, 5:4.

“I përgëzoj lojtarët, trajnerët dhe stafin e klubit kryeqytetas për trofeun e katërt në këtë garë dhe të tretin me radhë. Kjo është dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm të të gjithëve në këtë klub”.

“Përgëzime edhe për FC Vjosa për paraqitjen dinjitoze gjatë kësaj finaleje, por që me vendimin në sekondat e fundit e eklipsuan një mbrëmje madhështore të futsallit. Sporti është më i bukur kur humbja pranohet me dinjitet. Ajo është pjesë e lojës dhe respektimi i ‘fair-play’it është vlerë që duhet të na udhëheqë të gjithëve – brenda dhe jashtë fushës”, ka shkruar presidenti Ademi në Facebook.

Ai ka theksuar se FFK-ja mbetet e përkushtuar për forcimin e frymës garuese, disiplinës dhe zhvillimit të futsallit si një prej shtyllave të sportit tonë.

Të ngjashme

Të fundit