22.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

FC Prishtina 01 fiton trofeun “Adem Jashari” në edicionin e 14-të

- Advertisement -

FC Prishtina 01 është skuadra fituese e trofeut “Adem Jashari” në edicionin e 14-të me radhë të këtij turneu, i cili organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit të Futsallit, në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së.

Në ndeshjen finale të këtij turneu, i cili u zhvillua në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, Prishtina 01 shënoi fitore bindëse ndaj Malishevës, me rezultat 6:1.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, e ka quajtur moment emocionues dhënin e trofeut skuadrës fituese.

“Një moment emocionues dhe i veçantë për mua dhe të gjithë të pranishmit, pasi ky turne, i cili organizohet tradicionalisht nga FFK-ja, është pjesë e manifestimeve të Epopesë së UÇK-së, e cila simbolizon trimërinë dhe vendosmërinë e popullit tonë në kohën e luftës çlirimtare”, ka thënë ai. “Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë heronjve dhe dëshmorëve tanë, të cilët janë burim frymëzimi për brezat e rinj”.

Të ngjashme

Të fundit