FC Liqeni është shpallur kampion i Kosovës në Futsall.
Klubi nga Drenasi ka mposhtur FC Liburn pas ekzekutimit të penalltive (5-3) pasi pjesa e rregullt ka përfunduar 4-4.
Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka uruar djelmoshat nga Drenasi.
“Sonte në palestrën e sporteve “Hysni Jetullahu” në Drenas, FC Liqeni u shpall kampion i Kosovës në Futsall. Urime djema, suksese e ju priftë e mbara!”, ka shkruar Shala në Facebook. /Scanner/
