FC Ballkani fiton titullin e kampionit në Superligën U21.
Me këtë rast, FFK ka përgëzuar për ekipin U21 të FC Ballkanit për shpalljen kampion në Superligën e Kosovës për këtë grupmoshë, pas një edicioni të jashtëzakonshëm dhe me paraqitje të qëndrueshme në çdo ndeshje.
“Kjo arritje pa dyshim është rezultat i punës së palodhshme, përkushtimit profesional të trajnerëve dhe stafit, si dhe disiplinës e talentit të futbollistëve të rinj, të cilët dëshmuan pjekuri dhe ambicie të madhe gjatë gjithë kampionatit”, thuhet në postim të FFK.
Ky sukses jo vetëm që kurorëzon një sezon të shkëlqyer për FC Ballkanin U21, por njëkohësisht konfirmon edhe përkushtimin e klubit në rritjen dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.
Federata e Futbollit e Kosovës riafirmon përkushtimin e saj për të mbështetur zhvillimin e futbollit të grupmoshave, si bazë për një të ardhme të ndritur për futbollin tonë.
Urime kampionë! 👏⚽🇽🇰