8.1 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

FBI “nuk pranon” të komentojë mbi sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

- Advertisement -

“Nuk pranojmë të komentojmë”.

Kështu thanë nga Byroja Federale për Hetime (FBI) pyetur nga gazeta Nacionale për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, rast në të cilin po asistojnë autoritetet kosovare për të kryer hetimet.

Nacionale e pyeti FBI-në nëse kanë diçka për të ndarë me publikun rreth ndonjë gjetje eventuale dhe nëse është etabluar ndonjë fakt i ngurtë rreth sulmit terrorist, ndërsa u përgjigjën fare shkurt se “nuk pranojmë të komentojmë”.

Qeveria e Kosovës autorësinë e sulmit terrorist e gjurmon deri te udhëheqësi famëkeq i grupit terrorist të Banjskës, Millan Radojçiq, me mbështetje logjistike deri te shteti serb me shërbimet e saj shtetërore.

Christopher Hill, ambasador deri kohëve të fundit në Beograd, kishte folur në emër të FBI-së se këta të fundit nuk kanë gjetur evidenca të përfshirjes së Serbisë.

Për ardhjen e e FBI-së për të kryer hetime krahas autoriteteve kosovare kishte njoftuar ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit