Byroja Federale e Hetimeve bastisi shtëpinë e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, si pjesë e një hetimi që lidhet me sigurinë kombëtare.
Sipas burimit, bastisja lidhet me dokumente të klasifikuara, duke përfshirë vjedhjen e mundshme dhe mbajtjen e paautorizuar të këtyre materialeve. Burimi tha se bastisja ndodhi ndërsa drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka postuar në platformën sociale “X”: “ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentët e FBI-së në mision”, raporton “Associated Press”.
Boltoni ka shërbyer si këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit Donald Trump nga viti 2018 deri në vitin 2019.