Agjentët e FBI kanë arrestuar gjyqtaren e Qarkut Milwaukee, Hannah Dugan.
Ajo akuzohet për pengim të drejtësisë, pasi dyshohet se ka ndihmuar një emigrant pa dokumente të shmangë arrestimin.
Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka deklaruar se gjyqtarja Dugan ka “drejtuar qëllimisht në drejtim të gabuar” agjentët e imigracionit, të cilët po përpiqeshin të arrestonin një shtetas meksikan javën e kaluar.
“Fatmirësisht, agjentët tanë e ndoqën personin në këmbë dhe ai është në paraburgim që atëherë, por veprimi i gjyqtares krijoi rrezik të shtuar për publikun”, ka shkruar Patel në rrjetin X (ish-Twitter).
Në një seancë paraprake gjyqësore të mbajtur të premten, avokati i Dugan tha se ajo “me gjithë zemër e kundërshton dhe e konsideron të padrejtë arrestimin e saj.”