1.7 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Favoritët avancojnë tutje në Kupën e Kosovës

- Advertisement -

Dinamo, Vushtrria, Vëllaznimi dhe Feronikeli ’74 kanë konfirmuar statusin e skuadrave favorite pasi kanë avancuar në raundin tjetër të Kupës së Kosovës në futboll.

Të katër skuadrat që bëjnë garojnë në Ligën e Parë të Kosovës, të enjten kanë shënuar fitore në udhëtim në kuadër të 1/16 të finales të Kupës së Kosovës.

Dinamo e Ferizajt triumfoi në udhëtim te 2 Korrik me shifrat 3:0 për të avancuar në 1/8 e finales të kësaj gare.

Ndërkohë, me rezultatin 2:0, fituan Vëllaznimi i Gjakovës, Vushtrria dhe Feronikeli ’74.

Vëllaznimi mposhti në udhëtim skuadrën e KEK-ut, Vushtrria në kryeqytet eliminoi Flamurtarin e Prishtinës kurse Feronikeli ’74 fitoi ndaj ekipit Istogu 03.

Të ngjashme

Të fundit