18.5 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Favorit për Topin e Artë, Dembele e zbulon “recetën” e rikthimit sensacional

- Advertisement -

Ousmane Dembele e kaloi një periudhë jo fort pozitive tek Barcelona, me lëndimet që e përshkuan vazhdimisht dhe me formën e luhatshme.

Ndonëse vinte nga një eksperiencë e jashtëzakonshme në Borussia Dortmund, futbollisti francez nuk arriti asnjëherë që t’i rrëmbente zemrat e tifozëve katalunas gjatë qëndrimit pesëvjeçar atje.

E tash, anësori ofanziv e ka gjetur formën optimale në atdhe, duke e ndihmuar Paris Saint-Germainin të shpallet kampion i Evropës për herë të parë në histori.

Falë paraqitjeve fantastike të sezonit që sapo përfundoi, përfaqësuesi francez shihet si njëri prej favoritëve për ta fituar Topin e Artë 2025.

E Dembele e ka zbuluar “recetën” e rikthimit të tij sensacional dhe të suksesit individual.

Ai thotë se është pjekur dhe se nuk i bën më gabimet që i kishte bërë më herët.

“Tash, jam paska më shumë profesionist. Isha edhe në të kaluarën, por tash e shoh veten më tepër. Tash, edhe kur kam pushim, më pëlqen të shkoj në qendrën stërvitore, të rikuperohem, të punoj me fizioterapeutët.”

“Më herët, më shumë preferoja të shkoja në shtëpi, të luaja NBA 2K, të shikoja paksa edhe televizor. Isha po ashtu më i ri, është normale. Por, në fund të fundit, e paguan një çmim të lartë dhe këtë e pashë posaçërisht tek Barcelona. Unë arrita atje si i ri, luajta mes moshës 20 e 26 vjeç dhe kisha shumë probleme fizike. Mësova shumë atje, kjo më ndihmoi.”

“Tash e njoh trupin tim shumë më mirë dhe kjo është arsyeja se përse pësoj më pak lëndime. E di se sa i mirë jam, por po ashtu e di se kur duhet të ngadalësohem, që ta ruaj ritmin në stërvitje.”

Të ngjashme

Të fundit