23.6 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Favorit absolut, kompanitë e basteve e thonë “fjalën” e tyre për Letoni – Shqipëri

- Advertisement -

Në orën 20:45 e gjithë vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Riga, aty ku do të luajë Kombëtarja shqiptare ndaj Letonisë.

Takim që është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Një takim ku ekipi i drejtuar nga Sylvinho do të hyjë në fushë vetëm për fitoren, në fakt është i vetmi rezultat që do t’iu bënte punë në rrugëtimin e tyre drejt Kupës së Botës.

Kështu edhe kompanitë e basteve kanë thënë fjalën e tyre para kësaj përballjeje, shkruan newsport.

Padiskutim që favorit për fitoren është Kombëtarja shqiptare, e cila kuotohet me 1.70, ndërsa një fitore e mundshme e letonezve kuotohet me 5.0. Ndërkohë barazimi 3.70.

 

Të ngjashme

Të fundit