16.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Fatos Nano operohet për të dytën herë, mjekët tregojnë gjendjen e tij

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për herën e dytë.

Nano ndodhet që disa javë në spital.

Ai u operua në mushkëri, dhe siç raportojnë mediat shqiptare ish-kreu socialist do të ketë edhe një operacion pas një jave.

Lidhur me gjendjen e tij kanë folur mjekët.

Mjekët thonë se operimi ka shkuar me sukses dhe se gjendja e tij është stabile, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv

70-vjeçari vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore (të frymëmarrjes)me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Fatos Nano u dërgua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital më 24 gusht.

Të ngjashme

Të fundit