Home Lajme Fatos Nano lë pas problemet shëndetësore, ja si duket pas daljes nga spitali

Fatos Nano lë pas problemet shëndetësore, ja si duket pas daljes nga spitali

0
Fatos Nano lë pas problemet shëndetësore, ja si duket pas daljes nga spitali

Fatos Nano shfaqet për herë të parë në një ambient publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë.

Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë.

Duket se rehabilitimi ka dhënë efekt dhe Nano nuk ka probleme të dukshme shëndetësore.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar.

Një dreke e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës.
Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-kryeministri Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet në gusht të vitit 2023.

Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste.

Muajt e fundit te vitit te kaluar, Fatos Nano u shtrua ne spital per shkak te problemeve me mushkerite.

Edhe pse gjendja ishte problematike ai fatmiresisht eshte permiresuar dhe duket ne gjendje te mire.

Exit mobile version