Fatos Nano shfaqet për herë të parë në një ambient publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë.
Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë.
Duket se rehabilitimi ka dhënë efekt dhe Nano nuk ka probleme të dukshme shëndetësore.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar.
Një dreke e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës.
Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ish-kryeministri Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet në gusht të vitit 2023.
Nano ka qenë tre herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste.
Muajt e fundit te vitit te kaluar, Fatos Nano u shtrua ne spital per shkak te problemeve me mushkerite.
Edhe pse gjendja ishte problematike ai fatmiresisht eshte permiresuar dhe duket ne gjendje te mire.