Fatos Klosi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV deklaroi se shumë nga akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës janë të fabrikuara. Ai theksoi se proceset kanë qenë të komplikuara dhe se gjykata mund të shpallë të pandehurit fajtorë, por nuk është e qartë se sa do të arrijë në praktikë.
“Hetimi u zhvillua me kohë të gjatë dhe kufijtë u tejkaluan në mënyrë të dukshme, gjithmonë me qëllim të nxjerrjes së sa më shumë dëshmitarëve. Natyrisht, shumë gjëra kanë ndodhur, por është e qartë që akuzat ishin shpesh të fabrikuara,” – tha Klosi.