Mirëpo, Peci ka kërkuar nga Hamza që të mos ndërhyjë në protokollin e arkives të komunës së Mitrovicës.
“E lutja ime publike për ty është kjo: lëri manovrat me abuzime financiare në komunë, për portale me parat e qytetarëve të Mitrovicës. Në këtë periudhë tranzicioni, administratës komunale i bëj thirrje publike: lërini manovrat me subvencione e leje ndërtimore e mbindertimi. Leri nderhyrjet ne protokollin e arkives dhe manipulimin me data. Nuk keni legjitimitet e as legalitet”, u shpreh Peci.






