Derisa po raportohet se policia po kryen bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, kreu i kësaj ministrie, Faton Peci, ka publikuar një fotografi nga Babaj Bokës.
Pak më herët u raportua se Njësiti i Krimeve Ekonomike ka kryer bastisje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Nga kjo ministri, janë parë duke dalë zyrtarë policorë, të cilët kanë pasë në duar dokumente.
Po ashtu, raportohet se ky njësit ka bastisur Zyrën e Prokurimit në këtë ministri.