-12.3 C
New York
Friday, January 30, 2026

Buy now

Faton Peci merret në pyetje, Luta: Është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, në kohën sa ai ushtronte pozitën e ministrit të Bujqësisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e PKRS-së, Arbnora Luta.

“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Nga pamjet e marra nga televizioni Dukagjini, Peci shihet të dalë e ku është i shoqëruar edhe nga avokati i tij Taulnat Hodaj.

Të ngjashme

Të fundit