19.8 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Faton Peci kritikon protestën në Hagë: Pamjet nuk më kanë pëlqyer, mund të ndikojë në negativisht në proces

- Advertisement -

Ministri në detyrë Bujqësi, Faton Peci e ka kritikuar protestën në Hagë që shumë qytetarë jo vetëm nga Kosova por edhe nga shtetet e Evropës kërkuan drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Sipas vlerësimit të tij, protesta mund të ndikojë negativisht në gjykim.

“E di që ka pasur një protestë në Hagë. Unë personalisht e kam bindjen, pa dasht me paragjyku ose me ndiku në çfarëdo çështje të sistemit të drejtësisë, të cilin e kemi themeluar si shoqëri – mendoj se organizimi i tillë, si protesta ku edhe ajo pjesa e rrethojës në Hagë tentohet të demolohet, më shkakton drojë që mundemi me dëmtu procesin, në disfavor të figurave të Kosovës që po përballen me një proces gjyqësor,” u shpreh Peci në Tëvë1.

E ndonëse nuk e përcjelli të gjithën, megjithatë Peci shprehet se nuk i pëlqeu protesta.

“Unë, me thanë të drejtën, nuk e kam përcjellë krejt. Çka kam parë janë disa pamje nga ajo protestë që mua nuk më kanë pëlqyer. Arsyeja pse është se mundet me ndiku negativisht në procesin gjyqësor,” përfundoi ai.

Të ngjashme

Të fundit