Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës.
Kështu la të kuptohet vetë ai në emisionin “DPT TE FIDANI” në Klan Kosova, meqë nuk e përjashtoi si opsion.
I pyetur nga gazetari se a mund te jetë ai kandidati, Peci përgjigjet duke thënë “ta kam pasur borxh një ekskluzive, dhe ta dhash sot”, pa e definuar saktë nëse do të jetë apo jo.
“Për këtë do të vendosim pas konsolidimit të institucioneve qendrore”, shtoi ai.